Peshkaqeni i madh ha peshkaqenin e vogël

02/05/2014 00:00

Vizitorët e akuarimit “Aqua World” në Oarai të Japonisë u tronditën kur një peshkaqen tigër krejt papritur vendosi në menunë e ngrënies një peshkaqen të bardhë.

Peshkaqeni tigër, shumë herë më i madh në përmasa se peshkaqeni i bardhë kafshoi disa herë fuqishëm peshkaqenin e bardhë, por kur kuptoi se lëkura e tij ishte tejet e fortë për t’u kafshuar hoqi dorë nga përtypja dhe nisi përpjekjet për ta përcjelljë drejtpërdrejtë në stomak.

Stafi i akuariumit ndërhyu menjëherë duke e ndaluar këtë. Fatkeqësisht peshkaqeni i vogël kishte marrë plagë të rënda dhe ngordhi disa minuta më vonë, pavarësisht përpjekjeve të stafit për të mbajtur në jetë atë.

Drejtuesit e akuariumit thanë se incidenti nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Peshkaqenët tigër, thanë ata, nuk sulmojnë asnjëherë peshkaqenët e bardhë. Megjithatë, pas këtij rasti, “Aqua World” thotë se do të rishikojë më me kujdes se cilat lloje peshkaqenësh të vendosë në të njëjtin akuarium.

Drejtuesit i kërkuan ndjesë vizitorëve për shqetësimin e krijuar, ndërsa thanë se shpresonin që ata të vazhdonin t’i vizitonin duke u premtuar se të tilla incidente nuk do të përsëriten më.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel