Restoranti “Noma” me kryekuzhinier shqiptaro-danezin Rene Rexhepi është shpallur më i miri në botë. Cilësia e gatimit, cilësia e shërbimit, miksimi i kuzhinës tradicionale me atë moderne dhe mbi të gjitha shija origjinale ishin disa nga kriteret e përdorura nga juria në përzgjedhjen e restorantit më të mirë për vitin 2014.  Rene Rexhepi ka lindur në vitin 1977 në Kopenhagen. Babai i tij është një shqiptar nga Maqedonia, emigrant në Danimarkë, ndërsa e ëma e tij është daneze.

Çdo mëngjes, Greg Kloehn merr një filxhan kafe dhe ecën në rrugën pranë studios së tij në kërkim të mbetjeve që mund t’i shërbejnë si materiale ndërtimi. Ai merr çdo gjë që mund të ndihmojë atë të ndërtojë një shtëpi. Një ekip i vullnetarëve ndihmon Gregun që me ato pjesë të vogla të ndërtojë strukturave të lëvizshme për të pastrehët e zonës.

Ai mund të jetë salloni i flokëve me klientët më mirënjohës në Louisville. Në sallonin e Sherry Wood, çdo të mërkurë shkojnë për të prerë flokët të pastrehë dhe njerëz që nevojë dhe i vetmi çmim që duhet të paguajnë është rritja e vetëbesimit. Ky është një mision i përjavshëm i këtyre njerëzve që të lehtësojnë sadopak vështirësistë e njerëzve në nevojë.

Filantropia zakonisht lidhet me milionerët, por nuk është ky rasti i “Fondit të Biskotave”. Ai është një grup vullnetarësh me 50 persona, përgjithësisht me të ardhura të pakta dhe që lidhen përmes mediave sociale. Shumë prej tyre kanë probleme të shumta, megjithatë nidhmojnë çdokënd që ka nevojë me aq mundësi sa kanë.  

Top Channel