Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dorëzoi të premten, çertifikatën për mandatin e tij të dytë Presidentit Gjorgje Ivanov, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale të 27 Prillit. Ivanov e pranoi çertifikatën nga anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi.

Ceremoninë e ndarjes së çertifikatës e ka bojkotuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nikolla Rilkovski, i cili është propozuar në këtë post nga partia opozitare LSDM, si dhe nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, i propozuar nga BDI-ja.

Gjorgje Ivanov fitoi të dielën, për herë të dytë, zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Ivanov, që u kandidua nga partia VMRO-DPMNE në këto zgjedhje, mori 145 mijë vota më tepër se rivali i tij Stevo Pendarovski, nga LSDM-ja opozitare.

Partia shqiptare BDI vlerëson se Ivanov nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, si president i ardhshëm i vendit.

Presidenti i zgjedhur i shtetit, Gjorge Ivanov, do ta fillojë mandatin e tij të dytë 5-vjeçar jo më vonë se 12 Maji, me një deklaratë solemne në Kuvend, me të cilën zotohet se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Top Channel