Rritet interesimi i gjermanëve për Hitlerin

02/05/2014 00:00

Mbi dy mijë libra të botuar dhe 242 dokumentarë të transmetuar në vitin 2013. Gjermanët janë më shumë se kurrë, që nga Lufta e Dytë Botërore, të interesuar për jetën dhe historinë e Adolf Hitlerit,

“German Media Control”, një grup që monitoron publikimet mediatike në vend thotë se dokumentarët kushtuar jetës së Hitlerit transmetohen dy herë në ditë nëpër televizionet gjermane dhe se librat dhe filmat rreth udhëheqësit nazist po prodhohen në numër rekord.

242 programe rreth Fyhrerit janë transmetuar vetëm në katër muajt e parë të 2013, ndërsa në total rreth epokës së nazizmit janë transmetuar gjatë gjithë vitit mbi 500 programe, që nga dokumentare e deri tek filma të mirëfilltë.

Njëri prej tyre i transmetuar nga ZDF flet për vendimin e Hitlerit për të ndaluar karnavalet tradicionale katolike të Rinit.

“Historia është një ndër fushat tona kryesore të interesit dhe nuk është surprizë që të transmetojmë disa programe rreth nacional-socializmit”, deklaron drejtori i ZDF-së, Robert Bachem.

Socialogët thonë se shkak i rritjes së interesit rreth Hitlerit dhe epokës naziste në përgjithësi është fakti se sot shumica më e madhe e gjermanëve nuk kanë përvojën e Luftës së Dytë Botërore, ndjehem më pak të turpëruar nga ajo periudhë se sa brezat e mëparshëm dhe janë më të etur për të mësuar rreth atyre viteve.

Ata thonë se pjesa më e madhe e gjermanëve të sotëm janë të përfshirë në Luftën e Dytë Botërore përmes prindërve ose gjyshërve të tyre. Por për dekada pas 1945-ës, dokumentarët, filmat, librat e të tjera botime rreth nazizmit ndaloheshin me ligj.

Në shumë familje gjermane diskutimi për ato vite mbeti një tabu për vite me radhë. Por së fundmi ka patur një vrull botimesh studimore nga autorë 50-60 vjeçarë, të cilët pa dashur kanë zbuluar anën e errët të familjes së tyre. Në shumë raste, autorët kanë zbuluar se prindërit e tyre kanë qenë nazistë të dedikuar, e në disa raste edhe brutalë që kanë marrë pjesë në krime.

Top Channel