Projekti i stadiumit të Elbasanit

03/05/2014 00:00

Stadiumi i Elbasanit do të jetë stadiumi i ri kombëtar ku përfaqësuesja jonë do të zhvillojë ndeshjet eliminatore të Europianit të ardhshëm.

Prej muajsh “Ruzhdi Bizhuta” është shembur dhe po punohet me intensitet të lartë pasi brenda muajit shtator duhet të jetë plotësuar gjithçka kërkohet, nga tribuna e re, tek shkallët moderne dhe gjithçka që i duhet një stadiumi ku mund të zhvillohen deri ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve për nga kategoria dhe cilësitë e tij.

E mes kësaj gërmadhe aktuale, Top Channel ka mundur të sigurojë edhe imazhin përfundimtarë që do të ketë stadiumi i ri i Elbasanit, apo stadiumi i ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për një investim rreth 2 milion euro nga qeveria shqiptare për një stadium i cili do të ketë një kapacitet maksimal prej 10.000 vendësh.

Gjithcka pritet të jetë gati për fillimin e fazës eliminatore në muajin shtator, ndërkohë që Shqipëria dy ndeshjet e para do t’i luaj në transfertë dhe me shumë gjasa do të arrihet afati i paracaktuar. Do të jetë pikërisht ky afat që do të sjellë më pas edhe ndërhyrjen për prishjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Top Channel