Nderohet Hasan Prishtina

03/05/2014 00:00

Presidenti Bujar Nishani nderoi atdhetarin e shquar Hasan Prishtina me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Në një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, si edhe familjarë të patriotit, Nishani tha se Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina janë dy kontribuesit më të shquar të Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe politikanë të tjerë të lartë.

Top Channel