Një tjetër shqiptar i Kosovës vritet në Siri. Kosovari kishte shkuar bashkë me një afrikan për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, në Siri.

Ai shkoi atje para një viti, në Prill 2013. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërm të Al-Kaedës.

Mediat bëjnë të ditur se në luftimet në Siri humbi jetën një shtetas kosovar, që jetonte prej vitesh në Luksemburg, dhe një afrikan. Që të dy këta persona iu bashkuan një grupi të armatosur, para disa kohësh.

Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e 10 shqiptarëve.

Top Channel