Po bënte pompa i zhveshur në autostradë, e përplas kamioni

05/05/2014 00:00

Një burrë i cili po bënte pompa pa asnjë rrobë në trup në një autostradë të Portlandit (SHBA) është përplasur nga një makinë dhe ka vdekur në vend paraditen e së dielës.

Fillimisht policia kishte marrë një thirrje për një burrë që po vraponte krejtësisht nudo në një zonë me trafik. Më pas, një telefonatë tjetër lajmëroi policinë se burri kishte nisur të bënte pompa derisa një telefonatë e tretë i tha policëve se burrin e kishte shtypur një kamion.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, por burri nuk i mbijetoi dot aksidentit të rëndë.

Sipas ‘Fox 12’, shoferi i kamionit nuk ishte nën efektin e drogës apo alkoolit në momentin e aksidentit.

Top Channel