Një tragjedi e re me emigrantë ilegalë që janë përpjekur të hyjnë në
Greqi nga brigjet turke ka ndodhur në zonën detare pranë ishullit të
Samos në Egjeun juglindor.

Rreth ores 4:00 te mengjesit te se henes eshte dhene alarmi ne Marinen Detare se nje jaht luksoz 12 metersh po mbytej rreth 5 milje ne veri te ishullit grek.Menjehere ka filluar nje operacion shpetimi pasi eshte njoftuar se ne jaht ndodheshin dhjetera emigrante ilegale, te cilet sapo anija filloi te fuste uje kane filluar te hidheshin ne det.

Gjithashtu jane hedhur ne uje edhe emigrante te tjere qe ndodheshin ne barken e shpetimit  qe terhiqej nga jahti luksoz.Deri ne mesdite jane shpetuar 36 emigrante, midis tyre 3 gra e nje femije,jane gjetur gjithashtu trupat e dy grave te mbytura ,ndersa po kerkohet per te mbijetuar te tjere pasi thuhet se ne dy barkat kane qene me shume se 65 vete.

Ne operacion marrin pjese dy anije te Marines Detare greke, nje anije turistike e ndodhur ne zone, nje motoskaf i forces FRONTEX, tre anije peshkimi dhe nje helikopter Super Puma.Edhe gjashte jave me pare, te pakten 7 emigrante ilegale ,midis tyre dy femije jane mbytur ne ujerat detare prane ishullit Lesvos.

Greqia ka kerkuar shpeshhere ndihme nga BE, por edhe trupat e forces Frontex qe kane me shume se dy vjet qe ndihmojne organet greke nuk mund te perballojne valen e madhe te emigranteve qe perpiqen te vijne drejt Greqise e organizuar nga trafikantet e qenieve njerezore.Nga ana tjeter forcat e Marines Detare greke jane kritikuar shpeshehere per akte dhune ndaj ketyre emigranteve te paligjshem. Ne janar te ketij viti, BE ka kerkuar nje  hetim per nje ngjarje ne ishullin Farmakonisi prane Turqise, kur 12 emigranteve nuk u eshte dhene ndihme nga Roja Detare, qe i ka lene ata te mbyten ne ujerat e detit Egje.

Top Channel