Tifozi më i vogël që ka shkuar në një stadium

05/05/2014 00:00

Arlo Roach ka shumë mundësi të jetë tifozi më i vogël që ka shkuar ndonjëherë në stadium për të parë një ndeshje futbolli pasi ai ishte i pranishëm në shkallët e Palianmoor vetëm 1 ditë pas lindjes dhe vetëm 30 minuta pas daljes nga materniteti.

Babai i vogëlushit, Anthony Roach, u gëzua shumë kur e fejuara e tij lindi djalin katër ditë më parë nga sa pritej pasi do të kishte mundësi ta merrte bebin në stadium për të parë skuadrën Torquay United në ndeshjen e saj të fundit të kampionatit.

Menjëherë pasi e nxorrën nga materniteti, Anthony la të fejuarën në shtëpi dhe vazhdoi rrugën së bashku me të voglin për në stadium, ku pa pjesën e dytë të ndeshjes.

Fatkeqësisht, skuadra e zemrës së Anthony dhe Arlo humbi 3-0, por fatmirësisht foshnja nuk do e mbajë mend zhgënjimin e humbjes në ndeshjen e parë si tifoz.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel