Portugalia, optimiste për daljen nga kriza

05/05/2014 00:00

Kryeministri i Portugalisë Pedro Paso Koelho tha se vendi i tij do të jetë i treti shtet anëtar i BE-së që do të dalë nga programi i masave të shpëtimit, pas Irlandës dhe Spanjës.

Shefi i qeverisë e bëri këtë deklaratë të djelën në mbremje dhe nënvizoi se, “vendi i tij nuk do të kërkojë më ndihmë nga Banka Qendrore Europiane, pas përfundimit të programit të ndihmës financiare, më 17 maj.

Vendimi erdhi pas tre vjetësh të vështirë me masa shtrënguese, që nuk ishin aspak popullore. “Vendimi është në interesat më të mira të Portugalisë, pasi vendi ka rekuperuar besueshmërinë”, shtoi shefi i qeverisë pas takimit me kabinetin e tij.

Ekonomia portugeze po rimerr veten nga kriza më e rëndë që prej vitit 1970. Në prill atje u verifikuan shenjat e para të besimit të investitorëve tek ekonomia e vendit, kur kuota borxhit 10-vjeçar të qeverisë ra për të tetin vit rresht në 3.58 për qind në një ankand për blerjen e detyrimeve.

Interesi i investitorëve në këtë ankand, vlera e të cilit arrinte në 750 milionë dollarë, ishte aq i lartë sa që shkoi trefish mbi parashikimin. Kuota e detyrimeve 10-vjeçare kishte qëndruar në kuotën 5.1 për qind në shkurt.

Pas daljes së pritshme te Portugalisë nga programi i masave, Greqia mbetet vendi i vetëm i eurozonës që po zbaton një plan shpëtimi, katër vite pasi kërkoi ndihmën majin e vitit 2010.

Top Channel