Xhulia Musagalliu na prezantoi me miqtë e saj më të besuar. Ajo është 18 vjec dhe studion në Shkollën e Baletit. Ka shumë shokë e shoqe dhe një ditë plot aktivitet, por prej 8 vitesh askush nuk e njeh atë më mirë se ditari e saj.

Ndryshe nga një pjesë e madhe e bashkëmoshatarëve që shpesh as nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e një ditari, Xhulia ka një marrëdhënie të vecantë me të.

Ditari për të është një mik i pakushtëzuar. Është gjithmonë aty, gati për ta degjuar në momentet e lumtura, por edhe të trishtuara. Ai nuk ia ka kthyer shpinën dhe është vendi ku ajo ndan ëndërrat, qëllimet, sukseset dhe vështirësitë e saj.

Cdo ditë i kushtohet ditarit dhe ky është një ndër momentet më cliruese të ditës.

“Unë shkruaj edhe në dhomë, edhe në kuzhinë, por ky është vendi im i preferuar për të shkruar. E rëndësishme është që unë të jem vetëm, pa anëtarë të familjes dhe gjendja ime të jetë ok, të bëj një përmbledhje. Ulem dhe shkruaj”, thotë Xhulia.

Top Channel