Nezir Selmani, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, është ndër të paktët persona që mbajnë ditar.

“Prej të premtes më 3 mars 1972, deri më 13 1972 kam vizituar Lezhën, Durrësin, Fierin, Lushnjen, Apolloninë, Gjirokastrën, Tepelenën, Beratin, Krujën, Tiranën, Kavajën dhe Shkodrën”, tregon ai shënimet nga ditari i tij.

Kjo është ndër fjalitë e para që kur profesori nisi të dokumentojë të gjitha udhëtimet e tij ndër vite. Mes mijëra emrash që figurojnë në ditarin e Nezir Selmanit, me të cilët ai u takua gjatë jetës së tij, ai vetë veçon tre.

“Jam takuar me shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Elena. Të mërkurën më 13 tetor 199 jam takuar për herë të parë me patriotin e njohur, luftëtarin për liri, Hysen Tërpeza. Më 9 shtator 2013, prej orës 19-19:55 minuta pata një takim me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha”, rrëfen ai.

Duke para mungesën e romaneve biografikë në letërsinë tonë, profesor Selmani ka menduar që një ditë edhe ta botojë ditarin e tij.

“Është mirë që të shkruhet një ditar, të përfshihen edhe ditaret, në përgjithësi jetën dhe peripecitë që kam patur gjatë shkollimit dhe të tjera”, thotë ai.

Tashmë në pension, Nezir Selmani jeton në Prishtinë së bashku me bashkëshorten e tij mjeke në profesion.

Top Channel