Merkel në dietë, ka humbur rreth 10 kg

06/05/2014 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur t’i japë fund biskotave,
bukës dhe t’i rikthehet sallatës, frutave dhe ushqimeve të shëndetshme.

Në daljet e saj të fundit publike, veçanërisht fotografët kanë vërejtur se kancelarja është më e hollë se dikur. Në fakt këtë gjë e kanë konfirmuar edhe miqtë e saj më të afërt që kancelarja Merkel është në dietë.

Pas incidentit me ski në janar, kancelarja Merkel ka vendosur të ndryshojë tërësisht mënyrë jetese duke u ushqyer sa më shëndetshëm. Që prej janarit kancelarja ka humbur rreth 10 kg.

Top Channel