Emocionet e një ndeshjeje në sportin e preferuar na bëjnë të humbasim, dhe shpesh të jemi moskokëçarës në veprime.

Rebecca Grant, një prezantuese relativisht e panjohur e futbollit amerikan, u kap dinakërisht nga kamerat gjatë një ndeshjeje basketbolli në Staples Center në Los Anxheles të dielën. Në pamje duket qartë që bukuroshja brune është tërësisht e përqendruar në atë që ndodh në fushë dhe as që e ka idenë se po filmohej…dhe në një moment kapet ‘mat’.

Kaq mjaftoi që videoja prej pak sekondash të shndërrohej në trend në rrjetet sociale, ndërsa vetë autorja e saj të shprehej në Twitter: “Sinqerisht as që e kisha idenë që po filmohesha. Kjo është gjëja më komike që kam parë ndonjëherë”.

Me apo pa vetëdije ajo që përfitoi Rebecca nga gjithë kjo ishte më tepër famë.

Top Channel