Gruaja me “farmaci” në shtëpi

06/05/2014 00:00

Ajo nuk është as mjeke dhe as farmaciste, megjithatë kupton shumë nga përdorimi dhe veprimi i medikamenteve. Dhe në shtëpi mban shumë të tilla.

Kristrina Musha është një zonjë tek të pesëdhjetat, biznesmene, por që gjithmonë kujdeset që të ketë rezerva ilaçesh për patologji të ndryshme. Dhe këtë gjë e bën prej vitesh.

“Është kryesore të kemi të gjitha medikamentet në shtëpi, të ndihmojmë veten sadopak derisa të marrim mjekun në telefon”, shpjegon Kristina.

Rezervat e saj farmaceutike janë të krahasueshme me një klinikë emergjencash. Aty gjen gjithçka, që nga preparatet paramedikale e deri tek antibiotikët. Kjo gjë i jep Kristinës siguri për shëndetin e saj dhe jo vetëm për veten: “Ndihmoj edhe shoqet kur më pyesin. Kam edhe shumë mikesha farmaciste që i pyes herë pas here.”

Është kaq e kujdesur për aspektin shëndetësor të sajin dhe njerëzve që e rrethojnë, për faktin se ajo vetë ka një sërë diagnozash të përcaktuara: “Marr ilaçe për tensionin, për gjirin dhe për yndyrnat.”

Kjo e ka bërë Kristinën të mësojë më shumë për shëndetin e të kujdeset për të në mënyrë amatoreske.

Top Channel