Çifti i dehur, seks në dasmë

07/05/2014 00:00

Një çift i dehur në Salt Lake City është arrestuar gjatë një ceremonie martese ditën e dielë pasi po bënin seks në kopshtin e kishës, ndërkohë që brenda po shkëmbeheshin unazat.

Të ftuarit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, panë 60-vjeçaren Sandra Kruser dhe 56-vjeçarin Wilson Benally duke kryer marrëdhënie seksuale në kopshtin e kishës Zemra e Shenjtë (Utah) dhe menjëherë njoftuan policinë.

Oficeri i policisë e ndau me forcë çiftin dhe i shoqëroi në komisariat, aty ku ende ndodhen pasi askush nuk ia ka paguar garancinë (2313 $ për burrin dhe 2093 $ për gruan).

Të dy këta persona kanë precedentë penalë: Benally ka qenë plot 102 herë pas hekurave, ndërsa Kruser “vetëm” 15 herë.

Top Channel