Vizatime apo çanta të vërteta?

07/05/2014 00:00

Duket sikur këto çanta kanë ardhur direkt nga bota e animuar e Disney-t dhe me ndihmën e photoshop-it janë vënë në duart e modelëve, por në fakt këto çanta janë 100% reale.

Dizajni i tyre i veçantë ka qenë ideja e dyshes Rika Lin dhe Chay Su, të cilat menduan se një çantë që duket si një vizatim 2D shumëngjyrësh do të kishte shumë sukses. Dhe në fakt, kanë pasur të drejtë.

“Na pëlqen të ngatërrojmë njerëzit dhe kënaqemi kur i shikojmë si qeshin kur kuptojnë që çantat nuk janë vizatime, por çante të vërteta”, thonë dizenjatoret.

Çantat e krijuara për herë të parë në vitin 2010 tashmë gjenden në shitje në 25 vende të botës me çmime që variojnë nga 30 deri në 150 euro.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel