(KUJDES! Pamje të rënda) " /> (KUJDES! Pamje të rënda) ">

Njerëzit që po “shkrijnë” në fshatin brazilian

07/05/2014 00:00

Ararasi është vendi me më shumë persona që vuajnë nga një sëmundje e trashëguar lëkure që njihet me emrin xeroderma pigmentosum ose XP. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje janë shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit dhe shumë të rrezikuar nga kanceri i lëkurës. (KUJDES! Pamje të rënda)

Banorët e fshatit brazilian “luftojnë” çdo ditë me diellin pasi puna me tokën në këtë vend është e vetmja mënyrë mbijetese. Kjo punë e përditshme nën rrezet e forta bën që këta persona të humbasin aftësinë për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga dielli në lëkurë.

“Gjithmonë kam qenë i ekspozuar ndaj rrezeve si fermer që jam. Me kalimin e viteve, gjendja ime është përkeqësuar dhe tani nuk punoj dot më, por jetoj me pensionin që më jep qeveria”, thotë 38-vjeçari Djalma Antonio Jardim, i cili për të mbuluar fytyrën e shkatërruar nga sëmundja mban syze, kapele dhe një protezë që i mbulon syrin e djathtë, hundën dhe buzën e sipërme.

Jardim ka qenë 9 vjeç kur vuri re për herë të parë shenjat e XP-së. Atij iu shfaqën quka dhe flluska në faqe që nuk duheshin ekspozuar në diell.

Nga 800 banorë të Ararasit, 20 vuajnë nga kjo sëmundje lëkure. Kjo do të thotë që 1 në 40 persona e ka atë. Sipas ekspertëve, kjo mesatare jashtëzakonisht e lartë vjen për faktin se fshati është themeluar nga pak familje dhe gjysma e tyre ishin bartës të sëmundjes. Me kalimin e viteve bartësit ia transmetuan brezave pasardhës XP-në nëpërmjet martesave brenda fshatit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel