Çifti i nazistëve që bënin ‘vetëgjyqësi’

07/05/2014 00:00

Një cift neonazistësh në Shtetet e Bashkuara u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Karolinën e Jugut, pas pranimit të vrasjes së një tjetër cifti një vit më parë.

Të vetëdeklaruar “Skinheads”, identifikuar ndryshe personat me bindje të djathta ekstreme, Jeremy dhe Christine Moody thanë se ndjeheshin krenarë për vrasjen e 59-vjeçarit Marvin Parker, që sipas tyre ishte një pedofil, ndërsa sa për bashkëshorten, gjithashtu viktimë e dhunës së neonazistëve, ata thanë se ishte ‘viktimë anësore’.

“Dita e vrasjes së atij pedofili ishte dita më e bukur e jetës time”, deklaroi Christine në përfundim të procesit gjyqësor që e dënoi me burgim të përjetshëm.

“Shihemi më vonë perversë!”, deklaroi Jeremy duke iu drejtuar familjarëve të viktimave.

Para policisë, cifti deklaroi se kishte në plan ekzekutimin e një tjetër personi, sipas tyre gjithashtu pedofil, ndërsa thanë gjithashtu se ndjeheshin krenarë që ishin pjesë e një grupi të fshehtë “të supremacisë së bardhë” në Karolinën e Jugut.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel