Letra e 25-vjeçares që bëri bujë në internet

07/05/2014 00:00

Çfarë duhet të bëj, që të martohem me një burrë të pasur?

Përshëndetje! Do të jem e ndershme për atë çfarë do them.

Jam 25 vjeçe. Jam shumë e bukur, kam stil dhe gusto të mirë. Dëshiroj të martohem me një burrë, që ka një pagë vjetore 500 mijë dollarëshe e sipër.

Ju mund të mendoni se jam grykëse, por një rrogë vjetore prej 1 milion dollarë konsiderohet si një pagë e klasës së mesme në Nju Jork.

Kërkesa ime nuk është shumë e lartë. A ka ndonjë në këtë forum, që ka një rrogë vjetore prej 500 mijë dollarë? A jeni të gjithë të martuar? Dua t’iu pyes: Çfarë duhet të bëj, që të martohem me një njeri të pasur si ju?

Ndër ata, me të cilët kam dalë, më i pasuri ka pasur 250 mijë dollarë të ardhura vjetore, dhe kjo duket se ka qenë limiti më i lartë për mua.

Nëse dikush do të zhvendoset në një zonë rezidenciale, me kosto të lartë në perëndim të Nju Jorkut, 250 mijë dollarë të ardhura vjetore nuk janë të mjaftueshme.

Jam këtu thjesht për t’iu bërë disa pyetje:

1) Çfarë vendesh frekuentojnë beqarët e pasur? (Ju lutem listoni emrat dhe adresat e bareve, restoranteve, palestrave)

2) Çfarë grupmoshe duhet të kem si objektiv?

3) Përse pjesa më e madhe e grave të të pasurve janë me një paraqitje mesatare? Kam takuar disa vajza që s’kanë paraqitje dhe s’janë të interesuara, por janë në gjendje të martohen me meshkuj të pasur…

4) Si e vendosni se kush do jetë bashkëshortja juaj dhe kush mund të jetë vetëm e dashura juaj? (qëllimi im është të martohem)

Faleminderit, Ms. Pretty.

***

Bankieri i përgjigjet vajzës së bukur. “Bukuria, aset i zhvlerësueshëm”

E dashur Ms. Pretty,

E lexova postimin tuaj me shumë interes. Besoj se ka shumë vajza, që kanë të njëjtat pyetje si tuajat. Ju lutem, më lejoni të analizoj situatën tuaj si një investitor profesionist.

Nga këndvështrimi i një njeriu që merret me biznes, martesa me ju është një vendim i keq. Përgjigja është shumë e thjeshtë, ndaj më lejoni t’iua shpjegoj.

Duke lënë detajet mënjanë, ajo çfarë ju po përpiqeni të bëni është të shkëmbeni “bukurinë” me “pasurinë”.

Ka një problem të madh këtu: bukuria juaj do venitet, por pasuria ime nuk do të pësojë rënie pa ndonjë arsye të fortë. Fakt është se të ardhurat e mia mund të rriten nga viti në vit, por ju s’mund të jeni e bukur vit pas viti.

Kështu që, nga pikëpamja ekonomike, unë jam një aset në rritje, ndërsa ju jeni një aset i zhvlerësueshëm. Nëse bukuria juaj është i vetmi aset, vlera juaj do të përkeqësohet brenda 10 viteve.

Me termat që përdorim në “Ëall Street”, çdo shkëmbim ka një pozicion, shoqërimi me ju gjithashtu është një “pozicion shkëmbimi”.

Nëse bie vlera e shkëmbimit, ne e shesim atë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë do ndodhë me martesën që dëshiron. Mund të duket mizore ta thuash këtë gjë, por për të marrë një vendim të mençur, çdo aset me vlerë në zbritje duhet të shitet ose të lëshohet me qira.

Çdokush me të ardhura vjetore me mbi 500 mijë dollarë nuk është budalla. Ne do të donim të kishim të dashur një vajzë si ju, por jo të martoheshim.

Unë ju këshilloj që të mos kërkoni këshilla, se si të martoheni me një milioner. Dhe, meqë ra fjala, ju mund të bëheni një person i pasur vetë dhe të fitoni 500 mijë dollarë të ardhura mujore. Keni më shumë shanse, se të gjeni një pasanik budalla.

Shpresoj që kjo përgjigje t’iu vijë në ndihmë.

Drejtori Ekzekutiv i “J.P. Morgan”

***

Biznesmenja i përgjigjet bankierit. “Gratë luajnë lojën tuaj”

I dashur zotëri,

Kjo është një letër e hapur për përgjigjen që i dhatë një gruaje të re, që kërkonte këshilla se si të martohej me një burrë të pasur, ku “Miss Pretty” po kërkonte të shkëmbente bukurinë për një martesë të pasur.

Ndërkohë që jam dakord me ju, për këshillën që vajza e re mund të shpenzonte më shumë kohë për t’u fokusuar se si mund ta bënte vetë pasurinë e saj, se sa ta merrte të gatshme nga një bashkëshort i pasur, duhet të them që argumenti juaj ka një krisje.

Ju e filloni përgjigjen tuaj, duke thënë se si në një marrëveshje biznesi, znj. Pretty ofron bukurinë dhe pret që një burrë të paguajë për të. Ju e shihni bukurinë si një mall, që një grua mund ta shkëmbejë me “cash” në një tavolinë pokeri… Vetëm se gratë nuk janë as lojtare, por vetëm monedhat që burrat përdorin për të luajtur lojën e tyre.

Madje edhe kur burrat e blejnë bukurinë e femrave, gratë akoma paguajnë për të. Ato e paguajnë atë me seksizëm, duke u bërë pre e paragjykimeve, me dëshpërim, dhe ndonjëherë edhe me jetë. Një transaksion që s’është i barabartë.

Në gjithë botën, trupi i femrës është shfrytëzuar për kënaqësinë e meshkujve. Madje, edhe në botën e zhvilluar; gratë më të bukura, veçanërisht gratë më të bukura, vuajnë për shkak të bukurisë së tyre.

Modelja Cameron Russel, për shembull, pranon që ka pasur një vetëvlersim shumë të ulët në shoë-n “Pamja s’është gjithçka”.  Vajzat dhe gratë luftojnë për t’u dukur të bukura, – thotë ajo, – sepse shoqëria na thotë se kjo ka rëndësi. Burrat na tregojnë se kjo është ajo çfarë ka rëndësi. Por, për të shkuar më tej, zotëri, ju thoni se bukuria s’është e vërtetë; bukuria është rini.

“Bukuria juaj do të venitet”, thoni ju, “por pasuria ime nuk do të ulet pa ndonjë arsye të fortë”. “Fakti është se të ardhurat e mia mund të rriten vit pas viti, por ju s’mund të jeni më e bukur vit pas viti”.

Ju kërkoj të përcaktoni fjalën bukuri.

Është bukuria ajo çfarë duket? Apo bukuria vjen me vetëbesimin që ndërtohet me eksperiencën ndër vite, me forcën që del në sipërfaqe në kohët e vështira, me vetëndërgjegjësimin që gjendet përmes eksplorimit dhe mësimeve që na jep jeta? Unë mendoj se gratë bëhen më të bukura vit pas viti, dhe jo të kundërtën.

Fatkeqësisht, shoqëria u mëson vajzave të reja një histori tjetër dhe ju duhet ta dini këtë. Akoma, duke lexuar letrën tuaj, dikush mund të hamendësojë se meshkujt e pasur kërkojnë vetëm investime të forta, të qëndrueshme në ortakërinë romantike, dhe jo bukurinë dhe rininë që znj. Pretty ofron.

Duket sikur keni ndenjur shumë kohë në bankë zotëri, që të keni humbur trendin e “bashkëshorteve trofe” që po ndodh rrotull nesh prej vitesh.

Për shembull: politikani kanadez Rod Zimmer, 69 vjeç, është martuar me Maygan Sensenberg, 23; në 2008-n, Hugh Hefner, tani 87 vjeç, bashkëjetonte me 19-vjeçaren modele para se të martohej me Crystal Harris, 26 vjeçe, vitin që shkoi. 50-vjeçari Johnny Deep, i divorcuar së fundmi, po shoqërohet me aktoren dhe modelen 27-vjeçare Amber Heard. Dhe nuk është një fenomen i ditëve të fundit. Edhe Pablo Picasso filloi të shoqërohej me bashkëshorten e tij të dytë, Jacqueline Roque, kur ishte 27 vjeç dhe ai ishte 72! Lista vazhdon.

Shumë meshkuj të pasur martohen me gra të reja, konfirmon nje artikull ne revisten  Psychology Today. Ndërsa në Kanada, mesatarja e martesave për matesat e para për meshkujt është 31 vjec dhe për gratë 29, (28 dhe 26 respektivisht ne SHBA), meshkujt ne listën e Forbes-it, martojnë gra të cilat janë në mesatare më të reja se mesatarja e martesave në popullsinë amerikane. Dhe për më shumë kur “analizohen rimartesat e njerzve shumë të pasur”, ato martohen me gra që janë mesatarisht 22 vjet më të reja se ata.  
Si çdo burrë, ju duket që besoni se bukuria (mall i gruas) zbehet, nderkohe që pasuria (mall i meshkujve) shkëlqen. “Nga pikëpamja ekonomike”, i thoni ju zonjushës Pretty, “Unë jam një aset me vlerë dhe ju jeni një aset i zhvlerësueshëm”. Ju supozoni që pasuria është më e vlefshme se bukuria, kur faktikisht të dyja mund të jenë jetëshkurtër.

Po, jam dakord kur ju këshilloni znj. Pretty për të ngritur pasurinë e vet, por – siç duket – ju keni harruar se ajo po luan një lojë, që burrat e kanë krijuar për të, me mjetet e vetme me të cilat ajo mund të konkurojë: bukurinë dhe rininë. Kur isha në të 20-at, nuk isha aq e mençur sa ta dija se mosha ishte oferta ime. Tani që jam në të 40-at, mençuria është oferta ime.

Megjithatë, do kisha dëshirë të të lija me këtë mendim, nga i madhi Andy Rooney: “Për çdo 40-vjeçar të mahnitshëm, të zgjuar, seksi, është një relikë tullace, barkalece, frikacake, që bën figurë të keqe me ndonjë kamariere 22-vjeçare.

Jam shumë e gëzuar që s’jeni një nga këta budallenj, Zotëri, sepse vlera e tyre është duke rënë me shpejtësi.

Sinqerisht,

Nastasha Koifman
President & CEO
NKPR Inc.

Top Channel