Zënkë adoleshentesh, godet shoqen me lopatë në kokë

07/05/2014 00:00

Një zënkë e moshës mes dy adoleshenteve në Ohajo të Shteteve të Bashkuara (dhe shkaku mendohet se ishte një djalë) përfundoi me njërën prej tyre të vendosur në qendër të mediave pas shpërndarjes së videos ku ajo goditet me një lopatë në kokë nga rivalja e saj.

Vajzat 16-vjeçare, njëra e identifikuar si Miranda Fugate dhe tjetra si Emily Powers fillimisht shkëmbejnë disa goditje me grushte në oborrin e shtëpisë së kësaj të fundit, ndërsa mikeshat e tyre vëzhgojnë.

Në një moment, e lodhur nga dyluftimi, Emily i kërkon Miranda-s të largohet prej kopështit të saj. Kur kjo e fundit refuzon, ajo merr nga banesa një lopatë dhe pa e menduar gjatë e godet atë pas koke.

Miranda largohet në lot e ndihmuar nga shoqet e saj. Videoja e filmuar u hodh menjëherë në internet dhe bashkë me të nisi të qarkullonte edhe lajmi i rremë për vdekjen e Miranda-s.

Kjo detyroi vetë 16-vjeçaren që pësoi gjithë atë goditje të dilte hapur në publik. Në profilin e saj në rrjetin Twitter ajo shkruan: “Hej! Jam ajo vajza që u godit me lopatë në kokë. Falë saj unë jam e famshme sot”, shkruan ajo.

Top Channel