Nintendo i thotë “JO” personazheve homo në video-lojëra

08/05/2014 00:00

Nintendo ka bërë të ditur se nuk do të lejojë lojtarët të luajnë si personazhe homoseksuale në lojën Tomodachi Life.

Një fans i lojës kishte nisur një fushatë në rrjetet shoqërore duke i kërkuar Nintendos të lejonte marrëdhëniet mes personave të të njëjtit seks në këtë lojë që është pak a shumë një simulim i jetës së vërtetë.

“Opsioni i marrëdhënies në lojë përfaqëson një botë alternative dhe jo jetën e vërtetë. Shpresojmë që fansat tanë ta shohin lojën si një mënyrë zbavitjeje dhe jo si një përpjekje për t’i dhënë mesazhe shoqërisë”, tha në një komunikatë Nintendo-ja.

Tomodachi Life ka pasur një sukses të madh në Japoni dhe firma ka vendosur që këtë lojë ta lançojë gjithashtu në SHBA dhe Europë.

Top Channel