Licensohen rojet e plazheve

08/05/2014 00:00

Një grup studentësh nga Universiteti i Sporteve në Tiranë kanë arritur
të kalojnë me sukses testet nga Instituti Ndërkombëtar e Licensimit në
Mal të Zi “Lifeguard”.

Keshtu fale ketij projekti te mundesuar nga Agjencia e Bregdetit tashme plazhet shqiptare do te kene prezent njerez profesionist te licensuar ne shpetimin e jeteve ne det.

Ndersa pedagogu  ne universitetin e sporteve Elton Spahiu shprehet se ky projekt parashikon trajnimin deri ne 2000 persona nga Shqiperia

Instituti e Nderkombetar “Lifeguard” ne Mal te Zi eshte nje qender licensimi profesioniste ne shpetimin e jeteve ne det per gjithe rajonin e Ballkanit dhe jo vetem.

“Pervec prezantimit mjaft te mire me ben pershtypje interresimi i studenteve shqipatre per te mesuar dhe marre njohuri ,jemi te knaqur me keto student”, tha Miroslav Stanislevic.

 “Te 35 studentet pas trajnimit ne provat qe bene si ne teori ashtu ne praktiken e shpetimit ne dete bene nje performance te shkelqyer jemi te kenaqur  me kete pregatitej te tyre dhe i urojme suksese”, tha Ivan Terziç.

Top Channel