Të moshuarat që ndjekin modën

08/05/2014 00:00

Lynn Dell Cohen është një pronare butiku në Nju Jork që vazhdon ta ndjekë modën edhe pse tashmë është në moshën 81-vjeçare.

“Përditë vishem sikur do të shkoj në teatër. Më pëlqen shumë moda”, thotë e moshuara, e cila ka shumë shoqe të cilat mbahen duke u veshur me stil dhe duke provuar shumë modele flokësh që konsiderohen për vajza të reja.

Këto femra thonë se nuk e bëjnë këtë për t’u dukur të reja, por për t’u dukur bukur. 94-vjeçarja Royce Smithkin shpjegon: “Nuk ka kufij për asgjë. Nuk ka moshë për t’u dukur e mrekullueshme.”

Fotot janë realizuar nga Ari Seth Cohen, i cili ka dashur të tregojë se “stili, kreativiteti dhe vitaliteti avancojnë me moshën” dhe për këtë arsye njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga plakja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel