Sa më i pasur je, aq më pak seks bën

08/05/2014 00:00

Të pasurit mund të kenë shtëpi të mëdha dhe makina luksoze, por jeta e tyre dashurore nuk është në nivelet e duhura. Në këtë përfundim ka dalë një sondazh në Britaninë e Madhe.

Vetëm 4% e miliarderëve bëjnë seks çdo ditë, një shifër që trefishohet tek personat me të ardhura normale, ndërsa 54% e personave që kanë një pagë mesatare në Britani bëjnë seks disa herë në javë.

Por, edhe pse bëjnë më pak seks, të pasurit janë më aventurierë poshtë çarçafit. 45% e tyre kanë pranuar se kanë provuar të paktën një herë në jetën e tyre “treshen”, ndërsa shifra për jo të pasurit bie në 19%.

Sipas sondazhit në të cilin u morën në pyetje 1600 persona, njerëzit dominues në punë preferonin një rol më pasiv në shtrat.

Top Channel