Doni që martesa juaj të zgjasë? Ndani punët e shtëpisë

08/05/2014 00:00

Ciftet e sapomartuara që ndajnë punët e shtëpisë me njëri-tjetrin ka më shumë mundësi të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur, sipas një studimi të Universitetit të Ilinoisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas vëzhgimit të 220 çifteve të reja, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se martesa nuk do të zgjasë shumë nëse një nga partnerët mendon se e gjithë barra e punëve ka rënë mbi të dhe se tjetri nuk po bën asgjë.

Brian Ogolsky, profesor në Universitetin e Ilinoisit, tha se ndarja e punëve të shtëpisë duhet bërë në dy vitet e para të martesës dhe më pas detyrat e caktuara është e vështirë të ndryshohen me kalimin e viteve.

“Vumë re se ndarja e punëve të shtëpisë në mënyrë të barabartë i jepte më shumë kënaqësi femrave sesa meshkujve. Për meshkujt, punët e shtëpisë nuk kanë asnjë lloj ndikimi në kënaqësinë e tyre ndaj martesës”, thotë profesor Ogolsky.

Top Channel