Ëndrra e Stefan Saviç, një djaloshi 14-vjeçar boshnjak për të patur një fytyrë normale, u bë realiteti falë përpjekjeve dhe këmbënguljes së një ish-ushtaraku britanik.

Ish-rreshteri i Forcave Ushtarake Mbetërore, Wayne Ingram u njoh për herë të parë me Saviç 10 vite më parë, kur ndodhej në një mision paqeruajtës në Bosnje.

Në atë kohë 4 vjeç, Stefan ishte krejtësisht i shpërfytyruar, një defekt gjenetik të trashëguar që nga lindja. Sytë kishin një distancë prej 4.5 centimetër nga njëri-tjetri dhe tipare të padallueshme qartë të fytyrës.

I tronditur nga ajo që pa, por jo i trembur, oficeri britanik Ingram u zotua se do të grumbullonte sasinë e nevojshme të parave për t’i siguruar mikut të tij të vogël boshnjak një operacion kirurgjik për të patur edhe ai një fytyrë normale.

Pas 10 vitesh kursimev dhe fushatash ndërgjegjësuese në Britani, Bosnje dhe në vende të tjera ku shkeli, oficeri 44-vjeçar arriti të grumbullojë 140 mijë eurot e nevojshme për operacionin e Stefan.

Falë përpjekjeve të tij, operacioni i parë u krye në vitin 2003 dhe që prej asaj kohe një seri operacionesh dhe përkujdesjesh mjekësore pasuan. Së fundmi, Stefan iu nënshtrua procedurës së fundit në spitalin “Great Ormond Street”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel