Angli, djali 5-vjeçar që vishet si princeshë

09/05/2014 00:00

Një djalë 5-vjeçar anglez është përjashtuar nga një klub jashtëshkollor fëmijësh pasi vishet si princeshë dhe gjithmonë mban taka të larta duke hutuar fëmijët e tjerë. Romeo Clarke ka në shtëpi plot 100 fustane dhe 8 këpucë me taka që i vesh çdo ditë duke u frymëzuar nga tre motrat e tij më të mëdha.

Nëna e tij ka deklaruar se kjo që po bëhet ndaj djalit të tij është një diskriminim i pastër.

“Djali im vishet ashtu siç do dhe nëse është i lumtur, unë jam e lumtur. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka. Djali im nuk është femër i “burgosur” në një trup mashkulli, thjesht ka 3 motra më të mëdha dhe i pëlqejnë fustanet”, shpjegon 36-vjeçarja Georgina.

Edhe babai i Romeos ka të njëjtin mendim: “Nuk më intereson se çfarë vesh ai. Le të bëhet çfarë të dojë. Problemi im është me organizatorët e klubit që nuk e pranojnë më atë të luajë me fëmijët e tjerë.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel