Duke ngritur pesha 9-muajshe shtatzënë

12/05/2014 00:00

Një grua 9-muajshe shtatzënë është fotografuar duke ngritur pesha në ditën që do të lindte fëmijën e saj të parë.

33-vjeçarja Meghan Leatherman ka ngritur pesha të rënda ditën kur lindi pasi është shumë e fiksuar pas stërvitjes dhe nuk mund ta linte pushim atë ditë pushim.

Atë nuk e pengoi aspak barku i madh në ulje-ngritjet me shtangën mbi supe.

Meghan ka thënë se falë stërvitjes së fortë deri në ditën e fundit, ajo dhe fëmija i saj i parë janë shumë të shëndetshëm. Gjithashtu tha se lindja ishte shumë e lehtë.

“Stërvitja bëri që ta kaloja fare lehtë shtatzëninë. Vajza lindi më 3 maj dhe unë pres që brenda 3 javësh të rikthehem sërish në palestër”, tha 33-vjeçarja për ‘The Sun’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel