Muzeu i Luvrit, gjithmonë në majë

12/05/2014 00:00

Çfarëdo të ndodhë, Muzeu i Luvrit në Francë nuk e humb vlerën e tij. Sipas një klasifikimi të gazetës “The Art” muzeu i Luvrit është ndër më të vizituarit në të gjithë botën.

Gjithsesi duhet thënë se gjatë vitit 2013 ai ka patur rreth 400 mijë vizitorë më pak. Por, Luvri konfirmohet për të disatin vit radhazi mbreti i muzeve në të gjithë botën dhe që nuk ka rivalë.

Ndërsa Galeria Uffizi në Firence, në kundërshtim nga muzeu parizien, fiton vizitorë të rinj çdo vit, por humbet pozicione. Sipas gazetës “The Art”, ajo renditet në vendin e 26. Gjithsesi Galeria Uffizi nuk ka të krahasuar me madhësinë që ka muzeu i Luvrit.

Mbas Luvrit renditet muzeu britanik Pompei, duke i vjedhur vendin e dytë muzeut të Metropolitanit në Nju Jork nga 6.7 milionë vizitorë kundrejt 6.2 milionë të muzeut njujorkez, edhe pse që nga korriku i vitit të kaluar Metropolitani ndoqi një politikë që do të qëndronte hapur gjithë javën.

Ndërsa Londra nga ana tjetër imponohet si kryeqyteti i vërtetë i kulturës në vitin 2013 me 4 muze të renditur në dhjetëshen më të mirë.

Së pari, Galeria Kombëtare Britanike me 6 milionë vizitorë në vendin e katërt, në të pestin Muzeu Historik Natyral me 5.3 milionë vizitorë dhe Tate Modern me 4.8 milionë vizitorë. Muzeu Kombëtar i Taipeit renditet në vendin e tetë me 4.5 milionë vizitorë.

Ndërsa ka humbur pozicione Muzeu i Van Gogh-ut, nga vendi i 28 në të 36 me 1.4 milionë vizitorë.

Top Channel