Fëmija me 2 fytyra (KUJDES! Pamje të rënda)

12/05/2014 00:00

Një grua australiane ka sjellë në jetë një fëmijë me 2 fytyra. Renee Young lindi fëmijën e saj pavarësisht se mjekët i kishin thënë për të ndërprerë shtatzëninë.

Çifti Renee Young dhe Simon Hoëie, nga qyteti i Sidnejit, zbuloi se fëmija që po prisnin ishte me 2 fytyra dhe 2 tru. Doktorët  janë të surprizuar nga progresi i tyre. 

“Ata marrin frymë dhe ushqehen shumë mirë”, tha mamaja e tyre . Renee thotë se pavarësisht se kanë të njëjtin trup, “ne i thërrasim binjaket tona”. Pas lindjes, ato u transferuan në Spitalin e Fëmijëve.

“Nuk e dimë se sa gjatë do të rrinë në spital. Ne duam që t’i sjellim në shtëpi, të lumtura dhe të shëndetshme, që familja jonë të bëhet më e madhe dhe më e zhurmshme”, u shpreh mamaja.

Kjo situatë është shumë e rrallë dhe vetëm 35 raste janë regjistruar. Askush prej tyre nuk ka mbijetuar.  

Për shkak të situatës mjaft komplekse, mjekët janë të pasigurtë në lidhje me ecurinë e fëmijës dhe ata thonë se kjo do të shihet dita ditës.  Fëmijët paraqesin komplikacione me frymëmarrjen dhe enët e gjakut, por pavarësisht kësaj, prindërit janë të lumtur që ato janë gjallë.

“Unë dhe bashkëshorti im mendojmë se ato janë të bukura, kështu që kjo ka më shumë rëndësi për ne”, u shpreh mamaja.  

FOTO GALERI
1/2

Top Channel