“Njerëzit në Mars? Vetvrasje”

12/05/2014 00:00

Dërgimi i astronautëve në Mars është një mision vetvrasës. Ai që e thotë këtë nuk është një person dosido, por Robert Thirsk, astronauti kanadez që ka qendruar plot 204 ditë në orbitën e planetit tonë.

Deklarata e tij bëhet pas publikimit të projektit të NASAS-s, quajtur Mars One që planifikon dërgimin e 24 personave në Planetin e Kuq pas afërsisht 10 vitesh.

“Nuk jemi ende gati. Nuk kemi ende teknologjinë e besueshme dhe të duhur për t’u mbështetur në një mision të tillë”, deklaroi Thirsk.

Gjatë qendrimit të tij rekord në orbitën e Tokës, astronauti kanadez është marrë me rregullimin e avarive teknike në stacion.

“Është naivitet të mendosh që jemi të gatshëm dhe në gjendje të kolonizojmë Marsin në këtë pikë”, thotë ai.

Por ndryshe mendon Zac Trolley, një inxhinier 31-vjeçar pjesë e kontigjentit prej 705 personash që kanë kaluar testet e para dhe tashmë ndodhen në fazën finale të përzgjedhjes së 24 personave që do të udhëtojnë drejt Marsit.

“Më duket qesharake të flasësh për një mision vetëvrasës. Askush nuk ka ndërmend të vdesë”, thotë ai.

Në fakt edhe vetë agjencia amerikane e hapësirës, pavarësisht synimeve të publikuara, është pesimiste për realizimin e misionit brenda afatit të përcaktuar. Teste të shumta po kryhen në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, mes të cilave edhe ai i ndërtimit të një serre, që do të transportohet në Mars nga vetë anija me 24 personat në bord.

Eksperimenti me bimët në serrën e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës do të ndihmonte NASA-n të kuptonte më mirë problemet konkretet të një qëndrimi të gjatë në Mars.

Top Channel