Konica në Greqi, ku ende flitet gjuha shqipe

12/05/2014 00:00

Historia nuk rishkruhet e as ndryshohet, cka do të thotë se ajo duhet përdorur për të bashkuar e jo për të ndarë, duhet të jetë urë lidhëse mes dy vendesh dhe jo një formë për të imponuar të vërteta të tjera.

Nacionalizmi ekstrem nuk mund të fshijë realitetin e mbështetur jo thjesht mbi dokumentacionin arkivor, por mbi atë histori që shkon përtej 1913 dhe vendimeve që solli konferenca e Londrës për territorin shqiptar. E në këto të vërteta bën pjesë edhe qyteza e Konicës sot në Greqi, por ku ende dallohen qartazi rrënjët e vërteta të saj.

Konica ngrihet jo me shume se 54 kilometra nga qyteti i Permetit dhe rreth 18 nga pika kufitare e Tre Urave qe lidh ne kete zone Shqiperine me Greqine. Ka mese 5000 mije banore dhe thuajse nje here sa kaq nese i shton edhe rrethinat e saj. Dikur kjo zone jetohej nga fiset ilire te Molloseve, me pas ishte pjese e sanxhakut te Janines dhe fuqine me te madhe e mori gjate drejtimit te Ali Pashe Tepelenes, nga Konica ishte edhe nena e tij Hankoja. Mjafton kaq per te kuptuar se sa te forte e ka lidhjen me historine kjo zone , që jo me kot eshte nje qender mjaft e frekuentuar nga turistet.
 
Nuk eshte e veshtire te hasesh shqiptare ne Konice, por duhet te tregohesh gjithmone i kujdesshem duke perdorur nje kamera jo profesionale per te mos rrezikuar ndalimin nga autoritetet greke e kjo gjithmone per ate pjese te grupit te pashpallur ‘non grata’. Edhe pse eshte nje qytet turistik te filmosh eshte problem ndaj gjithcka duhet bere ne menyre te fshehte.

Shtepia e Hankos nenes se Ali Pashait ngrihet dominuese ne nje zone te larte te qytetit ku dikur jetonin bejleret shqiptare. Babai i saj ishte nder njerezit me te fuqishem dhe me influence te madhe ne te gjithe kete zone. Vajzen ja dha Veli Bej Tepelenes nga martesa me te cilin lindi Ali Pashai. Sot shtepia e ruan gjithsesi  hijen e saj te rende si pasoje edhe e restaurimeve jo te pakta qe i jane bere per ta ruajtur.

Jo larg ngrihet nje tjeter shtepi e famshme shqiptaresh ajo e Hysen Shishkos sic njihet ne Konice, ndersa ne e njohim si shtepia e Faik Konices i cili jetoi ketu vitet e para te jetes se tij. Gjendja e saj eshte sot e mjerueshme. Nje pjese e madhe ka rene duke i dhene pamjet e nje shtepie te bombarduar e megjithate ajo flet per poziten e larte edhe te kesaj familjeje qe kishte lidhje te drejtperdrejte edhe me ate te Ali Pashes. Ne nje shkrim ne “Neë York Times” ne vitet 40 te titulluar “Ju rrefej grekerit”, Faik Konica shkruan per fshatin e tij se dikur ka patur 800 shtepi nga te cilat plot 800 ishin shqiptare dhe vetem 200 greke. Po sot? pyet Faik Konica ne shkrim, ku shkuan keta 75 perqind shqiptare? Mese 74 vjet nga shkrimi i tij gjerat kane ndryshuar edhe me shume e megjithate ka ende shqiptare të hershëm ne keto toka qe kane mundur te ruajne identitetin e tyre.

“Nga ketej jam nga Konica. Konica eshte e bukur, Konica ka malet, ka te tera te mira. Nena ime nga Leskoviku eshte babai nga ketu dhe nena nga Leskoviku », thotë një banore vendase që ruan akoma shqipen.  

Ketu gjen edhe fakte qe tregojne levizjen e dhunshme qe i eshte bere shqiptareve duke i detyruar te lene token e tyre dhe te udhetojne drejt turqise sipas traktatit te Lozanes te vitit 1923 qe parashikonte shkembimet e popullesise greke dhe turke per ti dhene zgjidhje problemeve territoriale qe kishin me njeri tjetrin keto dy vende… ne masen e te larguareve mijera e mijera shqiptare myslimane qe u trajtuan si turq e u detyruan me dhune te largohen nga shtepite e tokat e tyre ….keshtu u ndane familje te tera..disa mbeten ketu, te tjeret u zhvendosen ne turqi

« Une nje moter dhe nje vella i kam ne Stamboll , jane atje te martuara. Neve mbetem ketu. Une dy djem, cupe edhe djale i kam ne komotine siper afer Turqise. Ashtu or djale, te jeni mire. Mirupafshim ! », thotë një tjetër shqiptare e zonës.

Disa druhen te flasin, ose me mire belbezojne vetem pak fjale te mjaftueshme per t’i kuptuar origjinen.

“Mama , mama, Tirana, Leskovik…”, thotë një tjetër duke treguar me shenjë mbylljen e gojes.

Te tjere duhet gjetur nje menyre qe te thone pak fjale, sigurisht ne menyre te fshehte.

“E bukur është mo djalë ç’të bëjmë tani, por nuk ka punë. Nuk ka punë”, thotë një tjëtër banor.

Rrugicave te Konices ku dallohen qartazi gjurmet e kohes eshte e veshtire te takosh te rinj qe flasin gjuhen shqipe, ndersa te moshuarit ne mase e kane ruajtur edhe pse me veshtiresi.

“Ore atje ne Përmet kam njerez une po te nxjerresh ndonje fotografi atje do te thone ku e gjete ti ate? Ata jane nga Konica”, deklaron një tjëtër banor i Konicës.  

Disa jane edhe me te guximshem kur kujtojne se greket donin t’i shtrinin kembet edhe me thelle ne Shqiperi, por u ndalen nga gjenerali italian Telini i cili ne 1923 i ardhur ne krye te komisionit te percaktimit te kufijeve percaktoi vijen kufitare duke penguar deshirat e metejshme te fqinjeve te Shqiperise…kjo i kushtoi atij edhe jeten.

« E mori greqia , pastaj vune sinoret. Shqiperia i vu ketu nje italian se keta greket donin te merrnin me brenda Shqiperise, te merrnin dhe Korcen dhe te tera po ai italiani vuri sinoret dhe vajti nje grek dhe e vrau italianin se donin te venin me brenda. E shikon ketu, shqiptaret i bene te tera kush i beri”, thonë ata.

Shqipen e kane ruajtur nga bisedat intime me njeri-tjetrin sepse per shkolla ketu nuk behet fjale ndaj edhe me te rinjte gjuhen duket se e kane humbur.

“Gruaja plake u martova ketu pastaj, e beme dy femije e rrijme ketu tani..Kisha babain ketu , motren kishte ketu…kishim nje moter ketu , kishim nje moter ketu martuar dhe erdha dhe une pastaj ketu”, shprehet një tjetër banore e Konicës.

Largohemi nga Konica ashtu sic largohemi nga historia, nga shtepia e Hankos, e Faik Konices e bejlereve shqiptare qe dikur ketu shtronin shtepite e medha e dhomat e tyre me gjuhen shqipe…sot ajo flitet vetem me frike, e megjithate shqiptaret nuk kane humbur..shqipja e vjeter flitet ende ne Konice .
 
Ne Konice historia flet ende me gjuhen e saj…me ate fakteve sigurisht dhe jo te nacionalizmave ekstreme.

Top Channel