Pagjumësia, një “arrogancë” e njerëzimit

13/05/2014 00:00

Shoqëritë janë bërë “jashtëzakonisht arrogante” sa i përket injorimit të rëndësisë së gjumit, kanë bërë të ditur shkencëtarë të njohur për BBC.

Shkencëtarë nga Universitetet e Oksfordit, Kembrixhit, Harvardit dhe Mançesterit kanë paralajmëruar se pagjumësia çon në “probleme shëndetësore tepër serioze”. Ata thonë se njerëzit dhe qeveritë duhet ta marrin shumë seriozisht këtë problem.

Kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, infeksionet dhe obeziteti janë të gjitha të lidhura me pagjumësinë. Ora biologjike e trupit të njeriut shkakton ndryshime të mëdha te njerëzit. Ajo alternon vigjilencën, humorin, forcën fizike, por edhe rrezikun e një ataku kardiak gjatë ritmit ditor.

Ajo rrjedh nga e kaluara jonë revolucionare, kur njerëzimi ka qenë aktiv gjatë ditës dhe ka pushuar gjatë natës. Por, shkencëtarët kanë paralajmëruar se jeta moderne dhe civilizimi 24-orarsh nënkupton se njerëzit tashmë po “jetojnë kundër” orës së tyre trupore, duke nxitur pasoja shkatërrimtare për shëndetin dhe mirëqenien.

Profesor Russel Foster i Universitetit të Oksfordit thotë se njerëzit flejnë 1-2 orë më pak gjatë natës, krahasuar me 60 vite më parë.

Ai shton se “jemi speciet më arrogante të mundshme, sepse mendojmë se mund të braktisim 4 miliarda vitet e evolucionit tonë dhe të injorojmë faktin se jemi zhvilluar përmes një cikli dritë-errësirë. Ajo që bëjmë ne si specie, ndoshta unike, është të përshpejtojmë kohën. Por, veprimi për një kohë të gjatë kundër-orar mund të çojë në probleme tepër serioze me shëndetin”.

Sipas tij, kjo është një çështje që ka prekur të gjithë shoqërinë, jo vetëm punonjësit e natës. Madje, ky është një problem akut veçanërisht tek adoleshentët, teksa ka takuar fëmijë që flejnë duke vënë orën e prindërve në zile dhe duke pirë nga tre Red Bull në mëngjes. Të dhënat e fundit sugjerojnë se teknologjia moderne po na mban gjithnjë e më zgjuar gjatë natës dhe po na lë pa gjumë.

“Drita ishtë sinkronizuesi më i fuqishëm i dritës sonë biologjike”, thotë profesor Charles Czeisler, nga Universiteti i Harvardit. “Ekspozimi ndaj dritës, veçanërisht ndaj dritës me gjatësi valore blu gjatë mbrëmjes e nis ritmin tonë të ciklit ditor me 1 orë vonesë, duke shtyrë lëshimin e hormonit të gjumit dhe duke e bërë më të vështirë për ne që të ngrihemi herët në mëngjes”.

Por, si mund të jetojmë me të njëjtin ritëm me orët e trupit? Pyesni veten, a po flejmë mjaftueshëm? A na duhet një zile për të na zgjuar? Sa të irrituar dhe impulsivë jemi? Po kur ngasim makinën a rrezikojmë?

Mjekët sygjerojnë: Minimizoni dritën dhe pijet që ngacmojnë organizmin. Ndaloni aktivitetet që iu rrëmbejnë vëmendjen; media sociale apo lojërat.

Top Channel