“Koha për kokoshka” është eventi që shndërron në kinema, çdo të enjte, një nga sallat e Fakultetit të Mjekësisë.

I konceptuar si mjedis studentësh, ku shfaqen filma me tematika të ndryshme, ky aktivitet mori jetë në Nëntorin e vitit të kaluar.

Gjithçka është bërë për t’u argëtuar e për të shmanguar, sado pak, ngarkesën që kanë studentët.

Mini-kinemaja e Mjeksisë pësoi një evolucion. Filluan të shfaqen filma me metrazh të shkurtër, me tematika të caktuara mbi fenë, politikën, karrierën, martesën etj. Dhe, pasi filmat kanë mbaruar, kinemaja e studentëve kthehet në një mjedis, ku diskutohet rreth tematikës së filmit.

Kjo praktikë ka rezultuar e suksesshme dhe mbledh çdo javë 50-100 vetë. Ideuesit e këtij eventi, Organizata “Brainstorm”, angazhohen edhe në aktivitete në fusha të ndryshme, si ato shkencore, trajnime, pa harruar fokusin social-kulturor dhe argëtues.

Top Channel