Kur paraqitja të shpëton jetën

14/05/2014 00:00

I njëjti person, veshje të ndryshme, e njëjta thirrje për ndihmë, njerëz të ndryshëm, dy reagime krejtësisht të ndryshme.

Një eksperiment i thjeshtë i ndërmarrë nga sociologët francezë tregoi se sa e rëndësishme është pamja e jashtme, ajo cfarë veshim për t’u mbushur mendjen njerëzve të tjerë që të na vijnë në ndihmë në rast nevoje.

Fillimisht i riu i vendosur në qendër të eksperimentit, në një rrugë të tejmbushur me kalimtarë i veshur me xhinse, xhup dhe një kapuç në kokë u shtri përtokë duke qarë. Përvec tërheqjes së vëmendjes së disave që hidhnin vështrimin, ndërsa pjesa më e madhe e kalimtarëve as “që e vunë re fare”, asnjë ndihmë nuk iu ofrua.

Në rastin e dytë, i njëjti person, por këtë herë i veshur serioz, me një kostum të zi, kollare dhe një çantë zyrtari në dorë, u shtri sërish në të njëjtin vend, sërish duke qarë. Këtë herë ndihma dhe mirësjellja e të tjerëve nuk mungoi.

Top Channel