Shitet diamanti blu më i madh në botë për 23.795 milionë USD

15/05/2014 00:00

Diamanti spektakolar, në ngjyrë blu, është konsideruar si një ndër më të mëdhatë në të gjithë botën.
Diamanti blu në formën e dardhës, 13,22 karat, është shitur nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Diamanti “The Blue” i është shitur argjendarisë së Harry Wiston.

Nëntorin e kaluar, gjithmonë nga shtëpia e ankandeve Christie’s, diamanti në ngjyrë portokalli “The Orange”, më i madhi në botë, 15,82 karat, u shit në shifrën marramendëse prej 35 milionë dollarësh.

Shtëpia e ankandeve Christie’s është një shtëpi biznesi e arti dhe, aktualisht, është më e madhja shtëpi ankandesh në botë. Shitjet për gjysmën e parë të vitit 2012 arritën në 3,5 miliardë dollarë, dhe kjo përfaqëson të ardhurat më të larta, që mund të ketë arritur një “shtëpi artesh” në një periudhë të caktuar të vitit.

FOTO GALERI
1/4
Shitet diamanti blu më i madh në botë

Top Channel