Macja shpëton 4-vjeçarin e sulmuar nga qeni

15/05/2014 00:00

Thonë që qeni është miku më i mirë i njeriut, por në këtë rast jo…në këtë rast macja heroinë e ka marrë këtë rol.

Një 4-vjeçar u sulmua dinakërisht në oborrin e shtëpisë së tij nga qeni i komshiut. E gjithë skena është filmuar nga kamerat. 4-vjeçari ishte duke luajtur, kur papritur qeni afrohet nga pas dhe e kafshon në njërën këmbë. Në një moment, vogëlushi rrëzohet përtokë…dhe pikërisht këtu mbërrin ndërhyrja e maces që tremb qenin.

Vogëlushi shpëtoi paq me disa plagë në këmbën e majtë që i shkaktuan disa qepje, ndërsa nga hetimet u mësua se qeni kishte dalë aksidentalisht jashtë gardhit rrethues. Autoritetet në Kaliforni janë duke shqyrtuar mundësinë e asgjësimit të tij.

Top Channel