Spoti danez, dhunë dhe seks për të votuar

15/05/2014 00:00

Zgjedhjet për Parlamentin Europian historikisht janë karakterizuar nga një pjesëmarrje e ulët e votuesve në vendet e BE-së, ndaj fushatat për të votuar gjithmonë kanë qenë të larmishme.

Por ‘goditja’ vjen nga Danimarka, ku një spot i animuar me dhunë dhe seks ‘urdhëron’ qytetarët me të drejtë vote që të paraqiten në kutitë e votimit më 25 maj.

Personazhi kryesor i spotit është “Votuesi” i vendosur që të çojë të gjithë qytetarët në qendrat e votimit.

“Pa votë nuk shprehni mendimin tuaj për ndryshimet klimaterike, për subvencionet bujqësore, për sigurinë ushqimore apo për kimikatet dhe lëndët e tjera të dëmshme tek kukullat e fëmijëve tanë”, thuhet në spotin që zgjat 1.36 minuta.

Zgjedhjet për ligjvënësit e rinj në Bruksel do të zhvillohen në 28 vendet anëtare të unionit nga data 22 deri më 25 maj.

Top Channel