Bujaria e jashtëzakonshme e 13-vjeçares

16/05/2014 00:00

Ka prekur Amerikën dhe ka bërë xhiron e botës gjesti i solidaritetitit të një vajze nga Ilinoisi, e cila merrte pjesë në një aktivitet sportiv shkollor, në një garë 800 metra.

13-vjeçarja Claire Gruenke ka mbajtur në shpinë për rreth 370 metra binjaken e saj, Chloe, të dëmtuar gjatë garës. Të dy vajzat e kanë arritur “finishin” bashkë. Spektatorët janë prekur dhe kanë mbetur të habitur nga gjesti i binjakeve.

Ato kanë arritur të fundit në garë, por leksioni i jetës sportive vlen shumë më tepër se mijëra trofe. Edhe trajneri i tyre, Ted Crail tha për një television lokal, “Kam qenë në rreth 200 gara, por është hera e parë që jam prekur dhe më kanë dalë lotë”.

 “Gjithmonë ia vlen të ndihmosh një person. Edhe pse mund të humbasësh”, tha nga ana e saj 13-vjeçarja Claire. Dy binjaket për disa minuta janë kthyer në heroina të “fair play”-it sportiv dhe të bujarisë.

FOTO GALERI
1/2
Bujaria e jashtëzakonshme e 13-vjeçares

Top Channel