Murgeshës i shfaqet në krahë mbishkrimi “Maria”

16/05/2014 00:00

Në provincën e Italisë në Viçenza, një murgeshë 97-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Bassano del Grappa dhe në krahë i është shfaqur mbishkrimi “Maria”.

Motrat e saj murgesha që ishin të pranishme në momentet e fundit të jetës së 97-vjeçares dhanë lajmin e çuditshëm për “Il Gazzettino”.

Ndërsa mjekët në spitalin e Bassano del Grappa thanë se bëhej fjalë për një njollë të çuditshme, policia që mbërriti për të parë rastin tha se kjo shenjë nuk është e  kohëve të fundit.

Por një murgeshë insiston se “fjalën “Maria” në krahun e murgeshës Giuseppina e kemi parë shumë mirë dhe na ka befasuar. Përpara se ajo të ndërronte jetë ky mbishkrim nuk ishte. Mund të themi që është një mrekulli”.

Top Channel