I pi qumështin kolegut, e zëvendëson me qumësht gjiri

16/05/2014 00:00

Një kafe në orarin e punës për shumë persona është e nevojshme. Por ka nga ata që janë mësuar që kafen e tyre ta pijnë me qumësht, si rasti më poshtë.

Në internet qarkullon prej disa ditësh një video që tregon një punonjëse e cila pasi i vjedh qumështin kolegut të saj, përpiqet ta zëvendësojë atë me qumësht gjiri.

Fatkeqësisht për punonjësen anonime, kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithcka, që nga momenti kur ajo afrohet tek ekspresi, më pas tek frigoriferi ku merr kutinë me qumësht, e deri tek pjesa kur ngre fustanin dhe më pas nga gjiri i saj hedh qumësht në kutinë e boshatisur më parë.

Top Channel