Vasia dhe Alesia Barka janë dy 14-vjeçare, që kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar fëmijët me kimioterapi, duke dhuruar flokët e tyre. Ato kanë themeluar një organizatë “Fëmijët për fëmijët”, e kanë botuar edhe një libër me përmbledhje shkrimesh letrare, fitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të këtyre fëmijëve.

* Ndërkohë, një tjetër i ri, vetëm 17 vjeç, ka botuar romanin e tij të parë. Një libër jo të zakonshëm ku, mes filozofisë, Dario Rexhollari kapërcen kufijtë e moshës. Një model frymëzues për çdo të ri.

* Një premtim i mbajtur pas 21 vitesh. Mamaja adoptuese e kthen vajzën tek e ëma biologjike. Kur Mari Ellen e kishte birësuar Natalian, i kishte premtuar Jesicca-s se një ditë do të takoheshin dhe do ribashkoheshin. Dhe ajo e mbajti premtimin, u rikthye në Peru, për të bashkuar vajzën dhe nënën.

* Gjejnë 40 mijë dollarë në një divan dhe ia rikthejnë të zotëve. Kjo është historia e Lara, Cally dhe Reese. Tre studentët nga New Platz në SHBA kishin blerë divanin e përdorur. Por, ajo ishte pasuria e një familjeje. Gjatë kohës që babai ishte në spital, vajza e kishte shitur divanin, për të liruar vend në shtëpi për krevatin e babait. Por, falë të rinjve, atyre iu rikthyen kursimet e jetës.

* E shet makinën për 1 qindarkë, vetëm që i biri të mos e ngasë me shpejtësi. Steve Clark ka postuar një foto të makinës së kthyer përmbys, për të vënë në siklet të birin dhe për të bërë prindërit e tjerë të vetëdijshëm, për mënyrën se si e ngasin fëmijët makinën.

Top Channel