Reagimi i një babai të nevrikosur

16/05/2014 00:00

T’u tregosh prindërve që pret një fëmijë, jo gjithmonë është një veprim i zgjuar dhe që mirëpritet prej tyre.

Një 20-vjeçar indian, student i inxhinierisë vendosi të provokonte babain e tij duke i dhënë lajmin e rremë që pret një fëmijë nga e dashura e tij.

Ai ka marrë një kamera e ka instaluar atë dhe më pas i ka dhënë lajmin të atit. Reagimi ishte më i keqi i mundshmi. I ati i tij, 50 vjeç, i nevrikosur në maksimum nis ta godasë me c’të gjente përpara. Në një moment ai shihet me një shishe në dorë duke iu matur të birit, dhe vetëm këtë herë ky i fundit është dorëzuar duke iu rrëfyer se gjithcka ishte një shaka.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel