Shtatë persona kanë humbur jetën në Doboj dhe Shamac të Bosnjës si pasojë e vërshimeve të ujit, ndërsa edhe në Serbi janë nxjerrë kufomat e para, por autoritetet nuk duan të flasin për numrin e viktimave.

“Kemi frikë për atë që do të shohim kur të tërhiqet uji. Jemi duke u munduar të shpëtojmë cdo jetë njeriu dhe pjesëtarët e njësive tona janë duke zhvendosur njerëzit një nga një”, deklaroi Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç.
 
Në disa zona situata është dramatike. Qytete të shumta janë përfshirë nga vërshimet dhe ujërat nuk janë tërhehqur ende. Në televizione bëhen apele për evakuim dhe njerëzit kërkojnë ndihmë. Në shumë qendra janë evakuar mijëra njerëz.

Në qytetin Shabac gjatë natës vullnetarë dhe forca të ndryshme kanë ndërtuar mbrojtje nga rritja e nivelit të ujit të lumit Sava. Rreziku nuk ka kaluar pasi niveli i ujit është duke u rritur nga pjesa e Kroacisë dhe Bosnjës dhe autoritetet kanë frikë që mund të ketë vërshime të tërë këtij qyteti që është mjaft I madh.

Top Channel