Një javë para zgjedhjeve të 25 majit për Parlamentin Europian, grekët shkojnë në votime për të zgjedhur edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, ne një test të parë për koalicionin qeveritar të Demokracisë së Re dhe Pasok-ut të udhëhequr nga kryeministri Samaras, përballë Radikalëve të Majtë të partisë SYRIZA.

Greket ftohen te zgjedhin 325 kryetarë bashkie dhe 13 guvernatore qarku, ne nje beteje qe do te jape nje imazh te  tendencave të elektoratit, përballë  politikave te ashpra te kursimit te konservatoreve dhe socialisteve, te cilet vijne me avantazhin se kane filluar te stabilizojne politikisht dhe ekonomikisht vendin, te frenojne recensionin dhe te rrisin prestigjin e Greqise ne tregjet boterore.

Megjithese sistemi politik ne vend kalon fazen me te keqe te tij persa i perket mungeses se besimit per shkak te krizes qe per 6 vjet rresht ka ndrydhur me shume se 25% te prodhimit te vendit dhe per kete qytetaret fajesojne klasen politike, te ben pershtypje numri i madh i kandidateve per keshilltare ne bashkite apo qarqet e vendit qe kalon shifren prej 40000 personash.

Vertet qe gjithkush voton ne keto zgjedhje i nisur nga karakteristikat lokale, por gjithesesi pritet qe  ne bashkite e medha si ato te Athines, Pireut, Selanikut dhe Larises si dhe ne 13 qarqet e vendit, sidomos ne ate te Atikes ku votojne 30% e zgjedhesve, te pasqyrohet fakti nese greket do te mbeshtesin politiken qeveritare, apo do ta kundershtojne ate.

Kjo eshte edhe sfida e pare per Radikalet e Majte te cilet sipas sondazheve jane pothuajse ne te njejtin nivel votash me konservatoret. Nga Selaniku para disa oresh kryeministri Samaras deklaroi se per vendin po mbyllet një periudhë e vështirë sakrificash të mëdha  dhe se nuk do te kete kthim pas, ndersa ka premtuar edhe 550000 vende pune ne tre vitet e ardheshme.

Nga ana tjeter lideri i partise Syriza Aleksis Tsipras, njekohesisht edhe kandidat i se majtes per president te Komisionit Europian, ben thirrje qe t’u jepet fund politikave shtrenguese dhe te luftohet per rikthimin e vlerave demokratike ne qeverisje.

Ne kontrast me vitin 2010,ne keto zgjedhje nuk votojne emigrantet e huaj dhe te gjithe ata persona qe nuk kane nenshtetesi greke, sipas ligjit te ri zgjedhor te hartuar nga dy partie qeveritare.

Top Channel