Ka ndërruar jetë shkrimtari serb Dobrica Cosic. Ai ishte edhe president i Jugosllavisë së mbetur për një vit në fillim të viteve ‘90. I njohur për disa si disident kundër Josip Broz Titos, ishte përkrahës i Alleksandar Rankovic, ministrit që njihej për represion ndaj shqiptarëve.

Cosic ka qenë akademik dhe njihet si babai i kombit serb. Thuhet se ka formuar partitë nacionale edhe në Bosnje e Kroaci. Si akademik dhe shkrimtar ka qenë një nga njerëzit që ka hartuar shpesh ide kombëtare dhe ka pasur polemika me shumë njerëz.

Cosic i ka quajtur shqiptarët si barrë barbare e Ballkanit, ndërkaq thuhet se është pajtuar me idetë për Serbinë e madhe dhe ka folur se si pjesë të Kroacisë e Bosnjës duhet ti kthehen Serbisë. Megjithatë, vetëm pak javë më parë në revistën Nedeljnik, në moshën 93 vjeçare, ai tha se Kosova është e humbur dhe apelon te gjeneratat e reja që të mos harxhojnë energji pasi këtë çështje e ka zgjidhur historia përkundër ideve të tyre.

Këshilltar i heshtur për shumë njerëz, Cosic thuhet se fliste me liderët e krimit dhe disa video me biseda me të akuzuarit në Hagë kanë qarkulluar në internet.

Top Channel