Tara u bë e famshme në Kaliforni se ia doli të shpëtonte një vogëlush nga qeni.

Pamjet filmike të kamerave të shtëpisë tregojnë qenin që kafshon dhe tërheq zvarrë 4-vjeçarin Xheremi nga biçikleta me tre rrota që ndodhej në oborrin e shtëpisë në Bakersfilld.

Tara, macja e familjes iu hodh dhe detyroi qenin të largohej. Më pas, ajo u kthye bashkë me vogëlushin.

Heroizmi i Tarës bëri xhiron e botës përmes YouTube dhe ishte aq mbresëlënës saqë ka marrë dhe një ftesë të pazakontë. Macja u ftua të bente goditjen e parë në një ndeshje bejzbolli të ekipit vendas.

Top Channel