Më i shpejti në botë për të shkruar një mesazh

19/05/2014 00:00

Një 18-vjeçar brazilian ka hyrë në rekordet Guinness sepse shkruajti një mesazh 160 karaktere për 18.19 sekonda.

Marcel Fernandes Filho nga Santa Caterina është më i shpejti në botë për të shkruar një mesazh nga një “smartphone”. Ai arrin të shkruajë 9 fjalë në sekondë.

18-vjeçari brazilian ka hyrë në Guinness duke mundur rekordin prej 18.44 sekonda. Djaloshi 18-vjeçar e ka perfeksionuar shpejtësinë në shkruajtjen e një mesazhi kur theu monitorin e kompjuterit të tij pasi nuk funksiononte mirë.

Dhe nga ky moment ai nisi të përdorë telefonin e tij “smartphone” për çdo gjë, derisa arriti rekordin botëror si njeriu më i shpejtë që shkruan një mesazh. Më përpara, rekordi botëror mbahej nga një djalë amerikan, i cili kishte shkruar mesazhin prej 160 karakteresh për 18.44 sekonda.

Top Channel